Ministri Ismaili: Kemi instaluar sistem të ri të qeverisjes, furnizmi është stabilizuar

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës. Ministri Ismaili ka treguar për përmirësimin e furnizmit me barna dhe stabilizimit të gjendjes të gjendjes që është arritur. Paraprakisht, ministri Ismaili ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar me situatën e  gjetur në Ministri të Shëndetësisë.

Lajme

11/07/2018 11:57

“Në fund të vitit 2017, 70 për qind e barnave kanë qenë pa kontratë. So kemi 65 për qind të barnave me kontrata, 24 janë për qind janë në procedurë, dhe tërësisht një situatë tjetër në sektorin shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.

Ai ka shtuar se tani janë marrë të gjitha masat që furnizmi të stabilizohet dhe të ndërpritet ky avaz i vjetër i keqmenaxhimit.

Madje, ai ka thënë se sot të gjithë mund të jenë ngapak më shumë krenar, për instalimin e një qeverisje të re në Ministri të Shëndetësisë.

“Kosnideroj se sot mund të jemi të gjithë më krenar për faktin se kemi arritur një model të ri të qeverisjes në Ministri të Shëndetësisë. Edhe kemi ndërprerë një avaz të vjetër të keqmenaxhimit edhe kemi më shumë furnizim me barna. Madje, edhe po kursejmë buxhetin e shtetit. Vetëm në 30 produkte kemi kursyer rreth 1 milionë euro të buxhetit me metodat e reja të blerjes së barnave”, ka thënë ai.

Ismaili ka treguar se gjatë një jave në muajin qershor janë nënshkruar rreth 50 kontrata të reja për furnizim me barna dhe aktualisht kemi hy në fazën e fundit të nënshkrimit të të gjitha kontratave për barna dhe material shpenzues, të cilat shumica janë kontraktuar me çmime më të lira sesa kontratat paraprake.

Në këtë mes, ministri ka përmendur edhe Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave.

“Në bazë të këtij Udhëzimi janë krijuar disa mekanizma mbrojtës për institucionet publike në mënyrë që prokurimi i barnave të mos bëhet me çmime abuzive, por të jetë me çmime sa më të ulëta dhe kjo duke pasur referencë edhe shtetet e rajonit dhe ato evropiane”, ka treguar ai.

Më pas, ministri Uran Ismaili ka folur edhe revidimin e Listës Esenciale të Barnave e cila nuk është bërë nga viti 2012.

“Kam kërkuar nga Zyra e OBSH në Prishtinë që të na ndihmojë në këtë proces me ekspertët e saj në mënyrë që versioni i radhës të hartohet duke u bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të definuara nga kjo organizatë”, ka thënë ai.

Në raportimin e tij para Komisionit për Shëndetësi, ministri Ismaili ka folur edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

“Gjatë këtyre muajve 60% e parakushteve për funksionim të Sigurimeve Shëndetësore janë përfunduar duke përfshirë paketën bazë të përfitimeve, listën e shërbimeve pa pagesë, çmimet e shërbimeve, nivelet e bashkëpagesave etj.”, ka thënë ai.