Ministri Ismaili jep një lajm të mirë për sherbimet në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka një lajm të mirë për shendetësinë. Ai ka njoftuar se sot është lëshuar në funksion rezonanca magnetike e gjirit. Pra nga sot ofrohet shërbimi i kompletuar i diagnostikimit së kancerit të gjirit. “Nga sot, për herë të parë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, ofrohet shërbimi i kompletuar i…

Lajme

20/10/2017 16:16

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka një lajm të mirë për shendetësinë. Ai ka njoftuar se sot është lëshuar në funksion rezonanca magnetike e gjirit. Pra nga sot ofrohet shërbimi i kompletuar i diagnostikimit së kancerit të gjirit.

“Nga sot, për herë të parë në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, ofrohet shërbimi i kompletuar i diagnostikimit së kancerit të gjirit, përfshirë rezonanca, mamografia, ultrazëri dhe biopsia. Kushdo që ka nevojë për këtë shërbim, më s’ka arsye që të kërkojë zgjidhje jashtë institucioneve shëndetësore publike. E dimë se problemet në shëndetësi janë të mëdha, por po fillojmë t’i zgjidhim ato”, ka shkruar ai në një sttaus në Facebook.