Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë paralajmëron dorëheqjen

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë ka bërë të ditur se do të kërkojë dorëheqjen nga ky post.

Lajme

28/04/2017 13:36

“Ndjej përgjegjësi morale, për këtë periudhë katër mujore aq sa jam në krye të MPB-së nuk arrita ta mënjanoj politikën nga struktura udhëheqëse në MPB, do të kërkoj tërheqjen time nga posti i Ministrit të Brendshëm. Normalisht kjo lidhet edhe me ngjarjet e mbrëmshme”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Ai ka thënë se është i dëshpëruar se një pjesë e protestuesvë nuk i lejuan ndihmën e parë që të hyj në Kuvend dhe t’i ofroj ndihmë të lënduarve, e qëe sipas tij kjo është jonjerëzore.