Ministri i MPB-së Bejtush Gashi vizitoi IPK-në

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi së bashku me Këshilltaren e Lartë  të ICITAP-it, Drita Perezic dhe zyrtarë të lartë të MPB-së u takuan me Kryeshefen Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës-së Miradije Kelmendi.

Lajme

05/09/2018 16:10

Me këtë rast Ministri Gashi  i uroi Kelmendi suksese në pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të MPB-së për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ai kërkoi që kjo agjenci e rëndësishme për fuqizimin e integritetit policor të vazhdojë angazhimin e saj për luftimin e dukurive negative brenda Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së imazhit të mirë që ka policia.

Më pas ministri Gashi takoi edhe Udhëheqësit e Departamenteve, të cilët prezantuan një pasqyrë të shkurtër për angazhimet e punonjësve të IPK-së.

Kryeshefja e IPK-së Kelmendi në fund të takimeve falënderoi Ministrin Gashi për vizitën dhe përkrahjen në vazhdimësi që MPB po e jep për Inspektoratin Policor të Kosovës. Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht në ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës./Lajmi.net/