Ministri i Listës Srpska i emëruar nga Mustafa, është kryetar paralel i Zveçanit

Sipas Radio Kim, Todosijeviq është kuadër i Partisë së Vuçiqit ndërkohë që aktualisht kryen edhe funksionin e kryetarit të Organit të përkohshëm të Komunës së Zvecanit.

Lajme

20/04/2017 17:09

Më parë ai ka qenë drejtor i një Ndërmarrjeje Publike të Zvecanit. Në zgjedhjet lokale të organizuara nga Kosova, Todosijeviq ka qenë kandidat për kryetar komune, por shpejt e ka tërhequr atë.

Lista Srpska nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se Todosijeviq është propozuar nga ta.

“Lista Srpska ka propozuar që zonja Mirjana Jevtic në të ardhmen ta bartë funksionin e zëvendësministrit për punë dhe kujdes sociale, ky propozim është pranuar nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ivan Todosijeviq, në detyrën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.