Ministri i Jashtëm i Austrisë, 27 vjeç

Sebastian Kurz, i cili është emëruar Ministër i jashtëm i Austrisë, do ta zëvendësojë Michael Spindelegger'in i cili merr përsipër Ministrinë e Financave.

Bota

13/12/2013 11:40

Ministri i ri i Jashtëm i Austrisë do të jetë 27 vjeçari Sebastian Kurz, ka bërë të ditur sot Zëvendës kancelari Michael Spindelegger.

Kurz, i cili do ta mbajë edhe postin e mëparshëm të Sekretarit të Shtetit për Çështje të Integrimeve, do ta zëvendësojë Spindelegger-in i cili merr përsipër Ministrinë e Financave.

Riformatimi i kabinetit qeveritar është pjesë e ribërjes së koalicionit të madh austriak ndërmjet Social-Demokratëve dhe Kristian-Demokratëve.