Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel largohet

Sigmar Gabriel nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re gjermane - Ai shkroi në Twitter se nuk është më pjesë e qeverisë së re, por do të jetë vetëm deputet i Bundestagut.

Bota

08/03/2018 17:14

Sigmar Gabriel nuk do të jetë më pjesë e qeverisë së re gjermane – Ai shkroi në Twitter se nuk është më pjesë e qeverisë së re, por do të jetë vetëm deputet i zgjedhur i drejtpërdrejtë i Bundestagut. Për këtë e kishin njoftuar krerët e Partisë Socialdemokrate. Ai i uroi socialdemokratëve “nga zemra” suksese.

Revista gjermane Spiegel njofton se ministër i Jashtëm pritet të jetë ministri aktual i Drejtësisë, Heiko Maas. Por zyrtarisht SPD i bën të njohur të premten emrat e ministrave të saj në kabinetin e ri./DW