Ministri i Jashtëm austriak sot në Kosovë

Në kuadër të vizitave në Ballkan, ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz, sot viziton Kosovën.

Lajme

11/02/2016 07:37

Kurz do të pritet nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 17:15, me të cilin do të zhvillojë një takim bilateral, thuhet në njoftimin e ministrisë për Punë të Jashtme.

Pas takimit, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm austriak Kurz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.