Ministri i Financave dhe Oda Amerikane konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunim – Lajmi.net
Ministri i Financave dhe Oda Amerikane konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunim
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:20, 3 November 2017
Ministria e Financave mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të afërt me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë me qëllim të avancimit të mëtejmë të legjislacionit dhe politikave që do të ndikonin në lehtësimin e të bërit biznes.

Kjo u tha gjatë një takimi të Ministrit të Financave Bedri Hamza me Drejtorin Ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.

Ministri i Financave Bedri Hamza falënderoi Odën Amerikane për kontributin konstruktiv të saj në aspektin e avancimit të legjislacionit dhe ofroi gatishmërinë e Ministrisë që ai drejton për të trajtuar edhe në të ardhmen rekomandimet e kësaj organizate. Ministri Hamza foli edhe për planet e Ministrisë së Financave që kanë për qëllim ngritjen e performancës së të hyrave përmes luftimit të ekonomisë joformale, me qëllim të eliminimit të konkurrencës jolojale për bizneset që janë tatimpagues të rregullt, e gjithashtu edhe me planet për ndryshimet legjisative gjatë vitit 2018.

Në anën tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka përgëzoi Ministrin Hamza për punën e Ministrisë së Financave në përgatitjen e rishikimit të buxhetit për vitin 2017 dhe kalimin e tij në Kuvend, por edhe në përgatitjen në të njejtën kohë të buxhetit për vitin 2018. Ai poashtu falënderoi Ministrinë e Financave për vazhdimin e reformave fiskale, përmes aprovimit të vendimit për lirimin nga detyrimet doganore të lëndëve të para, që ka qenë kërkesë e kahmotshme e Komitetit të Prodhuesve të Odës Amerikane.

Fjalët kyçe: Hamza, MF, oda amerikane

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals