Ministri i Diasporës takon Lobin Euro-Atlantik Shqiptar

Ministri i Diasporës, Valon Murati ka takuar përfaqësuesit e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në krye me kryetarin e këtij lobi, Shukri Ymeri. Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare

Lajme

16/03/2017 14:02

“Me këtë rast, ministri Murati u njoh me punën dhe organizimin e këtij lobi, i cili, sipas kryetarit Ymeri, qëllim parësor ka bashkimin e mërgatës shqiptare.  Po ashtu, qëllim tjetër i Lobit Euro –Atlantik Shqiptar  është  ruajtja dhe avancimi i gjuhës, kulturës dhe i  traditës shqiptare. Një ndër çështjet që u diskutua ishte edhe depolitizimi i diasporës sonë, ndërkaq u kërkua që pjesëtarët e saj të bëhen qytetarë më aktivë në vendet ku jetojnë dhe veprojnë, pse jo të kontribuojnë edhe në aspektin politik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë, transmeton lajmi.net

Në fund të takimit ministri Murati i ofroi bashkëpunim këtij lobi në punën e tij,  konkretisht ndihmë diasporës sonë.