Ministri i Brendshëm serb thotë se Ushtria e Kosovës s’mund të formohet pa pëlqimin e Listës Serbe

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stevanoviq, duke folur për marrëveshjet e Brukselit të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit, ka bërë thirrje që shteti i tij të mos heqë dorë nga implementimi i marrëveshjeve të dala nga ky dialog.

Lajme

27/05/2018 17:47

Duke folur për “Radio Beogradin”, Stefanoviq deklaroi se pika më e fortë e referencës së Serbisë është rezoluta 1244 e OKB-së, transmeton lajmi.net.

“Ju kujtohet kur Vuçiq thoshte para katër vjetëve se ju keni diçka kundër, dhe ne do t’i referohemi si rezoluta 1244, kjo tanimë është pika jonë më e fortë”, u shpreh Stafanoviq.

Madje sipas tij, Prishtina ka nënshkruar marrëveshjet e Brukselit sepse qëllimi i tyre është që Serbia të dalë në anën e palës negative e cila po refuzon të nënshkruajë këto marrëveshje.

“Që nga momenti i parë ata e kanë ditur që nuk mund t’i zbatojnë këto marrëveshje. Tani topi është në anën e Bashkimit Evropian, ata e kanë vendimarrjen”, shtoi ai.

Stefanoviq foli edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës, për të cilën ai tha se çfarëdo iniciative për formimin e kësaj ushtrie pa pëlqimin e serbëve dhe përfaqësuesve të tyre në Kosovë, do të përbënte shkelje të rregullativave ndërkombëtar.

“Formimi i një ushtrie pa vullnetin dhe pëlqimin e Serbëve, si dhe përfaqësuesve të tyre në Kosovë, do të ishte një shkelje e rregullativave të legjislativit ndërkombëtar, dhe sigurisht që nuk do të kontribuonte në stabilitietin dhe sigurinë e rajonit”, u shpreh Stefanoviq.

Stefanoviq përsëriti edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për njohjet e pavarësisë së Kosovës, për të cilat ai tha se Beogradi “do të luftojë me të gjitha mekanizmat e vet politik që Kosova mos të pranojë më njohje të reja”./Lajmi.net/