Ministri i brendshëm serb: Do ta arrestojmë Thaçin, nëse ai vjen në Serbi

Ministri i Policisë së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se do ta arrestojnë zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçin, nëse do të tentojë të udhëtojë për në Serbi.

Lajme

16/04/2015 18:42

“Nëse Thaçi vjen në Beograd, policia do të veprojë sipas ligjit dhe do ta dërgojë para drejtësisë “, ka thënë Stefanoviq sot në Beograd, transmeton B92.

Vetë Thaçi, sipas mediave serbe, sot e ka konfirmuar shkuarjen e vet në Beograd.