Ministri i Brendshëm: Nëse ka nevojë, kërkimet do të vazhdojnë edhe në Maqedoni

Bejtush Gashi, ministër i Brendshëm ka bërë të ditur se kërkimet për gjetjen e dy policëve që janë zhdukur në Lepenc do të shtrihen edhe në zonën e Maqedonisë.

Lajme

29/04/2018 13:43

Gashi ka thënë për lajmi.net se së pari do ta kontrollojnë terrenin në Kosovë, e pastaj do të vazhdojnë me pjesët e tjera.

Ministri ka theksuar se i kanë marrë të gjitha masat që policët e zhdukur të gjenden.

“Të gjitha masat i kemi marrë, me Maqedoninë jemi në kontakte nëse ka nevojë do të shkojmë edhe deri atje. Por duhet terreni me shku sipas sistemit të eleminimit, pra terreni njëherë  të kontrollohet në pjesën tonë, pastaj me shku në pjesët e tjera”, ka thënë Gashi.

Ai ka bërë të ditur se sipas infromacioneve që ka, kërkimet ende nuk kanë filluar në Maqedoni.

Por që ka theksuar se ka kontakte me zyrtarë maqedonas që ta ndihmojnë Kosovën në kërkimin e trupave.

“Do të marrim të gjitha masat që është e domosdoshme. Janë vu kontaktet me Maqedoninë, dhe ata  kanë shprehur gatishmëri që nëse kërkojmë, të na ndihmojnë”, ka thënë Bejtush Gashi për lajmi.net

Detaje tjera për aksidentin ende nuk janë bërë të ditura.

Kërkimet po vazhdojnë nga FSK-ja, policia por edhe qindra qytetarë që po angazhohen për të ndihmuar. /Lajmi.net/