Ministri Hamza nuk flet asgjë në lidhje me rritjen e pagave për kabinetin qeveritar

Ministri i Financave, Bedri Hamza nuk dashur të flas asgjë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket rritjes së pagave për Kabinetin e Qeverisë.

Lajme

13/06/2018 12:28

Hamza në konferencën e sotme derisa ka nënshkruar marrëveshjen për Grant, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ‘nëse do ta respektojë kërkesën e Kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të rrogave?.

”Ato çka kam pas i kam thënë në Qeveri” është shprehur Hamza.

I pyetur edhe nga lajmi.net në lidhje me ekzekutimin e vendimit të kryeministrit për pagat, ministri nuk është përgjigjur. /Lajmi.net/