Ministri gjerman: Në vend të korrigjimit të kufijve, ja çfarë duhet të bëjnë Beogradi dhe Prishtina

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka komentuar zhvillimet e fundit në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajme

11/12/2018 13:43

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka bërë thirrje për heqjen ose pezullimin e vendimit të taksës prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.

Ai po ashtu ka paralajmëruar për rrezikun e eskalimit të tensioneve. Maas ka thënë se ndjen keqardhje për tërheqjen e përfaqësuesve serbë nga institucionet në veri të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Eskalimi i mëtutjeshëm duhet të parandalohet urgjent. Duhet të mbrohet suksesi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Mass në Paris.

Sipas tij, raportet e përmirësuara përshpejtojnë përpjekjet e Beogradit dhe Prishtinës, por edhe mbarë shteteve të Ballkanit të inkuadrohen në BE.

“Në vend të diskutimeve për korrigjimin e kufijve, Beogradi dhe Prishtina duhet të fokusohen te një marrëveshje e qëndrueshme, e cila mbulon të gjitha pyetjet e hapura dhe mundëson normalizimin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/