Ministri gjerman mbron marrëveshjen Merkel-Macron për Eurozonën

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emannuel Macron arritën një marrëveshje për të akorduar një buxhet për zonën euro, me qëllim që të rritin konkurrencën ekonomike.

Bota

21/06/2018 18:15

Gjithsesi konservatorët gjermanë reaguan ashpër ndaj këtij akordi, të cilin thanë se nuk do ta mbështesnin pasi nuk ishin informuar në kohën e duhur dhe se dinin shumë pak rreth tij.

Gjithsesi pasditen e të mërkurës ka qenë ministri i Financave në Gjermani, Olaf Scholz, që doli në favor të kësaj marrëveshjeje, duke e cilësuar si të duhurën për t’u bërë në këto momente.

“Ne aktualisht jemi në një udhëkryq dhe me këtë marrëveshje, palët vendosin të zbresin në rrugën që quhet Bashkimi Europian”, deklaroi Scholz.

Ai mbështeti gjithashtu një propozim për të krijuar një sistem të sigurimit të papunësisë në mbarë Evropën, duke thënë se kjo do të bënte eurozonën më të qëndrueshme ndaj goditjeve ekonomike.