Ministri gjerman diskuton me Lavrovin situatën në Siri – Lajmi.net
Ministri gjerman diskuton me Lavrovin situatën në Siri
Autori: Lajmi.net BotaLajme 12:54, 14 September 2018
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë se ai do të paralajmërojë homologun e tij rus, Sergei Lavrov më 14 shtator se një ofensivë masive ushtarake në provicën Idlib, njëherësh zonën e fundit të kontrolluar nga rebelët në Siri, rrezikon nxitje e një “katastrofe humanitare”.

“Të gjithë e dimë çfarë është duke u rrezikuar”, ka thënë Mass në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, para takimit të tij me Lavrovin në Berlin.

“Kjo ka të bëjë me parandalimin e më të keqes, apo katastrofës së re humanitare”.

Qeveria e Sirisë ka njoftuar në anën tjetër se është duke u përgatitur për një ofensivë masive, ashtu që të largojë rebelët e mbetur në atë zonë.

Rusia dhe Irani i kanë dhënë mbështetje vendimtare, presidentit sirian, Bashar al-Assad në luftën civile shtatëvjeçare, e cila ka nisur fillimisht si pakënaqësi kundër Qeverisë më 2011.

Kombet e Bashkuara presin që rreth 900,000 persona të largohen nga vendi nëse Assadi fillon ofensivën në Idlib, hapësirë, e cila konsiderohet shtëpi për rreth 3 milionë banorë.

Rusia luan rol kyç dhe ne kemi pritshmëri nga ata”, ka thënë Maas.

“Do ta diskutojmë këtë gjë shumë hapur me njëri-tjetrin”, është shprehur ai.

Kjo vizitë vjen teksa marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të tensionuara në mes të Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të mbështetjes së Moskës për Assadin, aneksimin e Krimesë nga Ukraina, si dhe mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.

Mirëpo Lavrov ka thënë se ai sheh potencial për përmirësim të marrëdhënieve me Gjermaninë.

“Nuk preferoj t’i cilësoj lidhjet mes Rusisë dhe Gjermanisë si të tensionuara”, ka thënë ai në një intervistë për dpa, pak para nisjes në Berlin.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO