Ministri Çollaku: Sulmi me eksploziv do të shkatërronte imazhin e Kosovës

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, tha se mbrëmë është shmangur një e keqe jashtëzakonisht e madhe kur është ndaluar serbi i dyshuar për terrorizëm.

Lajme

26/12/2014 22:10

Tha se po të realizohej plani i tij për sulm në Kosovë, përveç viktimave dhe dëmeve materiale, do të kishte pasoja edhe në imazhin e vendit. 

“Ky plan po të zbatohej përveç pasojave në njerëz që do të ishin katastrofale dhe pasojave të tjera materiale kjo do të paraqiste një moment shumë, shumë të rrezikshëm për imazhin e vendit tonë karshi Bashkësisë Ndërkombëtare, karshi vlerave perëndimore, karshi vlerave evropiane ku ne synojmë të jemi pjesë dhe synojmë të integrohemi”, tha Çollaku për RTK.