Ministri Buja uron studentët

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë u ka uruar studentëve dhe profesorëve një vit të ri akademik të suksesshëm.

Lajme

30/09/2013 20:45

Studentët e gjashtë universiteteve publike dhe një numri të madh të kolegjeve private në Kosovë do të fillojnë të martën vitin e ri akademik.

Me këtë rast, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka përgëzuar studentët dhe profesorët për fillimin e këtij viti të studimeve. Sipas tij, Kosova mund të zhvillohet vetëm përmes arsimit.

“Shteti ynë po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe për këtë janë meritorë gjenerata të shumta të studentëve që u përballën nëpër vite me okupimin, shtëpitë private e me protesta. Ata, krahas shkencës, e bënë edhe luftën për liri së bashku me mësimdhënësit e tyre”.

“Uroj që puna juaj në të ardhmen të jetë bazë e fuqishme për ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës”.

“Ajo që ju mund të bëni tani është avancimi i universiteteve tuaja, rruga drejt ngritjes së cilësisë, rruga drejt Evropës”, ka thënë Ministri Buja.