Ministri britanik: Veprimet “e papranueshme” të Rusisë kanë kosto – Lajmi.net
Ministri britanik: Veprimet “e papranueshme” të Rusisë kanë kosto
Autori: Lajmi.net BotaLajme 15:40, 11 February 2019
Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Gavin Williamson, tha se vendi i tij duhet t'i forcojë kapacitetet ushtarake pasi të dalë nga Bashkimi Evropian dhe paralajmëroi se Rusia duhet të jetë e vetëdijshme se veprimet që konsiderohen të papranueshme nga Perëndimi "kanë kosto".

Duke folur të hënën në Institutin Mbretëror të Londrës, Williamson theksoi rëndësinë e lidhjeve të ngushta ushtarake midis Uashingtonit dhe Londrës.

Ai po ashtu i dha mbështetje thirrjes së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për vendet e NATO-së, që t’i rrisin shpenzimet ushtarake përballë, siç tha, provokimeve ruse.

Marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Moskës janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia dhe ndërhyrjen e dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

“Veprimet e tilla nga Rusia duhet të kenë një kosto”, tha Williamson.

Britania duhet të largohet nga Bashkimi Evropian në fund të marsit, edhe pse lufta e brendshme politike ka shkaktuar paqartësi se çfarë mund të ndodhë pas.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO