Ministri Abrashi nënshkruan marrëveshje për 240 grante për mikro biznese – Lajmi.net
Ministri Abrashi nënshkruan marrëveshje për 240 grante për mikro biznese
Autori: Lajmi.net LajmeSociale 20:32, 8 June 2017
Sot, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, respektivisht ministrit Arban Abrashi, dhe Shqipe Breznices, Koordinatore e Programit nga organizata gjermane Help ne kuadër te projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”.

 

Ky është viti i trete që vazhdohet me këtë bashkëpunim dhe nga ku kanë përfituar më shumë se 750 mikro biznese, bën të ditur një njoftim nga MPMS.

“Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme ne sferën ekonomike dhe shoqërore, në mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri, për derisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme”, thuhet në njoftim.

“Komponentët e projektit janë 240 grantet për mikro bizneset; Trajnime për biznes dhe trajnime profesionale dhe mbështetje iniciativave sipërmarrëse të komunitetit në të gjithë vendin që do ndikojnë ne krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të kontribuojnë në stabilitetin socio-ekonomik”, bën të ditur njoftimi.

Komunat partnere përgjatë zbatimit te projektit ne vitin 2017 dhe ne 2018 janë: Suhareka, Lipjani, Deçani, Shtërpcë, Istog, Gjakova, Graçanica, Mitrovica dhe Mitrovica Veriore.

Fjalët kyçe: Arbashi, Grante per grate

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble