Ministri Abrashi i del në ndihmë familjes skamnore në Hajvali

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka vizituar sot familjen me gjendje të rëndë ekonomike në Hajvali të Prishtinës.

Lajme

12/01/2017 22:40

Përveç ndihmës me pako ushqimore si dhe veshmbathje, ministri

Abrashi e ka përfshirë këtë familje edhe në ndihmën emergjente, ku do t’i ofrohet dhe ndihmë tjetër materiale.

Abrashi pakot që ka dhuruar për këtë familje ka bërë të ditur se i jepen në bazë të marrëveshjes të ministrisë që ka lidhur me dogana dhe me aprovimit të Ministrisë së Financave që mallrat e kontrabanduara t’iu shpërndahen familjeve në nevojë.

“Këto mallra po i shpërndajmë tek familjet që kanë gjendje të rëndë ekomomike. Sot dhe në Suharekë vazhduam të ndihmojmë me këto ndihma, ndërsa janë mbi 1000 familje me gjendje emergjente që i kemi ndihmuar”, ka thënë Abrashi duke shtuar se sipas mundësive ligjore që ka kjo ministri po iu del në përkrahje familjeve në gjendje jo të mirë ekonomike.Image

Ministri Abrashi ka bërë të ditur dhe skemën sociale që iu ndahet familjeve, në bazë anëtarëve ju del 140 euro.

Por, ai ka thënë se kjo ndihmë është momentale. Ministri tha se do të angazhohen për zgjidhje afatgjatë. Ai tha se ministria do të paguajë shpenzimet e udhëtimit për shkollën e fëmijëve si dhe ta punësoj dikë nga familja.

“Tani e tutje jeni nën mbikëqyrjen tonë dhe do t’iu ofrohet ndihma e nevojshme”, iu është drejtuar Abrashi familjarëve.

Abrashi i ka premtuar kryefamiljarit Xhaferi se në bashkëpunim që kanë me kompani do të përpiqen t’i sigurojnë një vend pune që nuk dëmton shëndetin e tij, raporton “Zeri.info”.

Ndërsa, për bashkëshorten e Xhaferit, ministri tha se do të inkuadrohet në programet për aftësim profesional ku përfshihen ato të tekstilit që më pas të punësohen. “Gjithë ata që kryejnë këto trajnime profesionale punësohen”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka shprehur shqetësimin e tij për ndërprerjen e shkollimit të vajzës së madhe të kësaj familjeje për shkak të pamundësisë ekonomike për t’ia përmbushur nevojat e shkollës.Image

Ai tha se vajza e kësaj familjeje do të vazhdojë shkollën dhe se ministria që drejton ai do ta ketë nën përkujdesje.

Abrashi ka thënë se do të shikojë mundësitë që dhe shtëpia të rinovohet.

MPMS ka ftuar kryefamiljarin që të mbush aplikacionin dhe t’i bartën edhe 300 euro ndihmë për shkollim të fëmijëve.

auto_5arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238429 auto_6arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238431 auto_4arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238426 auto_3arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238423 auto_2arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238421 auto_1arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238418 auto_01arban_abrashi-familja_xhaferi_copy1484238416