Ministrat serbë marrin masa  për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Ministri Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq dhe ai i Punëve të Brendshme të Serbisë,  Nebojsha Stefanoviq kanë diskutuar sot për marrjen e masave që të parandalojnë Kosovën të bëhet anëtare e Interpolit.

Lajme

31/05/2018 23:40

Daqiq dhe Stefanoviq u pajtuan për krijimin e një strategjie që të koordinohen për këtë ‘operacion’, shkruan ‘Novi Magazin’, përcjell lajmi.net.

Sipas tyre, kjo është çështje e rëndësishme sa i përket mbrojtjes së interesave të Serbisë në raport me Kosovën.

Theksojmë se procesi i anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL ka nisur dy vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në vitin 2010.

Kosova është e gatshme për anëtarësim në Interpol në aspektin teknik dhe operativ, pengesë kryesore e Kosovës për anëtarësim është mosnjohja e shtetësisë nga një pjesë e shteteve anëtare të OKB-së.

Ndërkohë, Serbia vazhdon përpjekjet kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë./Lajmi.net/