Ministrat Sefaj dhe Tahiri: Sulmi ndaj Agron Mustafës nuk e njollosë Policinë e Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe ai i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaruan se sulmi ndaj drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa nga pjesëtarë të policisë, nuk duhet ta vërë në pikëpyetje punën e shkëlqyer të forcave të rendit.

Lajme

01/01/2018 23:21

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, thotë se është në pritje të rezultatit të hetimeve.

Pas sulmit fizik të drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, nga dy pjesëtarë të Policisë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, tha se janë duke pritur rezultatin e hetimeve.

Sipas Sefajt, raste të tilla duhet të klasifikohen si incidente dhe të mos konsiderohen si raste për të cilat nuk do të ketë drejtësi.

Edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se incidentet e tilla nuk duhet ta vënë në pikëpyetje punën e shkëlqyeshme që bën Policia e Kosovës. Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi të dielën se ka suspenduar nga detyra policin Avni Berisha deri në kryerjen e hetimeve.

Në këtë rast, sipas xhirimeve të publikuara në media, dyshohet se është përfshirë edhe drejtori i Antikrimit, Nazim Sahiti, ndaj të cilit Inspektorati nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Për këtë, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, jep shpjegim. Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, u sulmua të shtunën në mesditë, kurse më vonë tha se nuk i di arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë.