Ministrat e Listës Serbe sillen si të tillë vetëm kur ju konvenon, ja rasti i fundit

Pas disa javësh pa energji elektrike, qendrës kolektive në Brezovicë sot i është rikthyer ajo, pas angazhimit të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë për Kthim dhe Komunitete dhe ministrit Dalibor Jevtiq.

Lajme

07/07/2018 19:03

Kështu ka thënë vetë ministri Jevtiq në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve, tanjug.

Sipas raportimit, për rikthimin e rrymës ka intervenuar edhe i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, shkruan lajmi.net.

I përfshirë ishte edhe kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

“Pas takimeve të shumta dhe bisedave është gjetur zgjidhje që të rregullohet çështja e borxhit që kjo qendër e ka, kurse energjia elektrike është rikthyer sërish në objektet në Brezovicë në të cilat qëndrojnë personat e zhvendosur”, thuhet në raport.

Nisur nga kjo, ministrat e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës të cilët kohë më parë kanë dhënë dorëhequr, vazhdojnë të sillen si ministra vetëm kur ju konvenon.

Kështu është rasti edhe me ministrat tjerë serbë, jo vetëm me Jevitiqin i cili mban edhe pozitën e zëvendëskryeministrit. Megjithatë, në Kuvend, deputetët e Listës Serbe kanë kaluar në opozitë, paradoksalisht. /Lajmi.net/