Minioni gjigant bllokon trafikun në Dublin

Një minion gjigant ka bllokuar trafikun e Dublinit. Policisë irlandeze i është dashur të reagoj shpejtë që të liroj rrugën.

Fun

04/08/2015 15:35

Minioni që përdoret për filma vizatimor është rrëzuar në mes të një rruge në Dublin, me ç’rast ka bllokuar komunikacionin në tërësi. Policisë i është dashur që të reagoj shpejtë për të liruar rrugën, shkruan Irish Independent, transmeton lajmi.net.

minion2

Një dëshmitar i rastit, i quajtur Erin, ka treguar se si u është dashur të shmangin rrugën shpejtë për të mos u përplasur me ballonin.

“Ne Ishëm duke vozitur në drejtim të qendrës tregtare, kur papritmas pam ballonin gjigant në mes të rrugës i cili vinte drejtë nesh. Neve na u deshtë të shmangim rrugën shpejtë, dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka than Erin.

Sipas tij, përderisa askush nuk ishte lënduar, incidenti ishte “dicka argëtuese”.