Mini-tanket që do të përdoren në luftërat e së ardhmes – Lajmi.net
Mini-tanket që do të përdoren në luftërat e së ardhmes
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 0:21, 14 September 2017
Kompania britanike e mbrojtjes “BAE Systems” ka publikuar imazhe të mini-tankeve që mund të revolucionarizojnë luftën në të ardhmen.

Koncepti i ri, i koduar me emrin “Ironclad” është parashikuar që të bashkëpunojë në të ardhmen së bashku me mjetet e tjera tokësore, por edhe ajrore të telekomanduara, në mbështetje të trupave ushtarake në fushën e betejës.

Këto pajisje mund të përdoren për zbulime, të evakuojnë trupat ushtarake, si dhe të veprojnë si një njësi për asgjësimin e bombave.

Kompania britanike synon që në një të ardhme të afërt këto pajisje të jetë plotësisht autonome, duke vepruar pa u kontrolluar nga njerëzit. Aktualisht, këto modele janë të afta të veprojnë në një rreze deri në 1 kilometër.

Pajisjet do të paraqiten këtë javë në konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dhe Sigurisë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: tanke

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy