Mini Countryman edicioni Special

Mini Countryman ka krijuar një model të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar.

Auto & Tek

03/12/2015 09:57


Mini është i veshur me ngjyrë absolute të zezë metalike, edicioni special ka këtë ngjyrë në të gjithë hapësirën. Ky është një Crossover kompakt i cili ka fenerët ksenon dhe rrotat prej 18 inç.

Blerësit do të gjejnë vende lëkure, edicioni special gjithashtu vjen i pajisur me një sistem automatik të kontrollit të klimës, vende të nxehtë para, dhe një timon multi funksional.

Hollësira të tjera përfshijnë një sistem i lidhur MINI infotainment me kontroll të zërit, lidhja Bluetooth, dhe navigacion GPS.

Countryman Edicioni Special do të ofrohet me dy motorë të ndryshëm, duke përfshirë një motor 1.6 litër turbocharged me 190 kuaj fuqi, si dhe një motor 2.0 litër me katër cilindra naftë që prodhon 143 kuaj fuqi.

Motori mund të jetë i lidhur me një transmision manual ose automatik me gjashtë shpejtësi, dhe pavarësisht nga të cilat Gearbox (marshi) që është zgjedhur, të gjitha edicionet Countryman të veçanta do të vijnë standard me një sistem ku janë të gjithë rrotat në funksion.

MINI Countryman Edicioni Special prodhimi i të cilit do të bëhet vetem në 250 njësi.