Minatorët vazhdojnë grevën, kërkojnë t’i vizitojë Haradinaj

Ka vazhduar sot dita e trete e grevës së minatorëve.

Lajme

11/07/2018 13:00

Ata thonë se janë të lodhur dhe të zhgënjyer që edhe pas tre ditësh grevë nuk ka ardhur askush nga zyrtarët e lartë institucionalë për t’i vizituar dhe për t’i dëgjuar kërkesat e tyre, me përjashtim të disa deputetëve.

Këta u bëjnë thirrje kryeministrit dhe institucioneve përgjegjëse që t’i vizitojnë dhe t’i marrin parasysh kërkesat e tyre, në të kundërtën greva nuk do të ndalet, derisa thonë se për hapa të tjerë në rast se nuk ka ndryshim do të vendosin vetë minatorët, njofton Klan Kosova.

Ndër kërkesat  e tyre janë njohja e pensionit – 70% e pagës, 50-55 vjeç pension i parakohshëm, njohja e stazhit te punës gjatë viteve 1989-1999 dhe ruajtja e aseteve te Trepçes, pra të gjitha asetet e Trepçes të përfshihen në draft status.