Minatorët në Kazakistan refuzojnë të dalin në tokë

Dhjetëra minatorë të qymyrit në rajonin Karaghandi të Kazakistanit refuzojnë të dalin në sipërfaqe, duke kërkuar rritje të pagave.

Bota

12/12/2017 11:36

Zyrtarë të administratës rajonale të Karaghandit thanë se rreth 200 minatorë i kanë kaluar dy net nën tokë, në katër miniera të qymyrit në qytetin Shakhtinsk.

Numri i saktë i minatorëve në grevë nuk dihet.

Zyra e guvernatorit rajonal tha se disa përfaqësues të minatorëve dhe sindikata e tyre janë duke biseduar me autoritetet lokale dhe pronarin e minierave – kompaninë ArcelorMittal Temirtau.

Zyrtarë të kompanisë i thanë Rados Evropa e Lirë se kërkesa kryesore e minatorëve është dyfishimi i pagave dhe se janë hartuar kontrata të reja që e përmbushin këtë kërkesë.

Kompania ka thënë në shtator se po negocionte një marrëveshje të re kolektive me punëtorët e çelikut dhe minatorët dhe se planifikonte ta nënshkruante atë përpara fundit të vitit.

Minatorët po ashtu duan pushim mjekësor të paguar dhe që mosha e daljes në pension të vihet në 50 vjeç.

ArcelorMittal Temirtau operon me tetë miniera në Kazakistan dhe ka prodhuar rreth 4 milionë tonelata çelik në vitin 2016.