Minaj paralajmëron Cardi B: Mund të vdesësh nëse vazhdon të përleshesh me njerëz

Gjatë javës së modës në New York, Nicki Minaj dhe Cardi B patën një përleshje fizike.

ShowBiz

11/09/2018 13:37

Sa i përket kësaj Minaj ka folur në disa intervista në të cilat duke spjeguar rastin ka treguar se ndjehet tejet e turpëruar sa i përket asaj që ka ndodhur, transmeton lajmi.net

Ndër të tjera Nicki e ka këshilluar kolegen e saj Cardi B të mos përleshet me njerëz pasi nëse i bie të merret me një lloj prej tyre ka gjasa edhe të vdes.

YouTube player

”Atë natë isha pjesë e diçkaje shumë turpëruese, aq poshtëruese për ta bërë përballë njerëzve elitarë – nuk është fjala për të zinj apo të bardhë – njerëz që i kanë jetët e tyre bashkë”, tha ajo për Beats 1 në Apple Music.

”Nëse i vë duart mbi njerëz të caktuar, do të vdesësh. Isha e poshtëruar… Nuk mund të besoja sa e turpëruar ndihesha… E bëmë veten që të dukemi shumë keq”, tha ajo ndër të tjera në një intervistë tjetër për Queen Radio./Lajmi.net/