Mimoza sjell në Gjakovë një investim të madh suedez

Kompania suedeze, Trox nga Göteborgu i Suedisë, është shumë afër vendosjes së linjës së tyre të prodhimit të mbulesave të veturave në Gjakovë.

Lajme

30/09/2014 18:00

Me anë të një statusi në Facebook, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila shkruan se ky është një lajm i mirë për Gjakovën.

“E lumtur të pres në takim përfaqësuesit e kompanisë Trox nga Göteborg, Suedi. Kompania është shumë afër vendosjes së linjës së tyre të prodhimit të mbulesave të makinave në Gjakovë. Përfaqësuesit, z. Pontus Lindbom, z. Johan Burenius dhe z. Visar Jaha pas testimit të prodhimit në Gjakovë do të na informojnë për hapat e mëtutjeshme. Para fundvitit një tjetër lajm i mirë për Gjakovën”, ka shkruar kryetarja e Gjakovës në Facebook.