Mimoza Shkodra jep detaje për këngën e re me Seldi Qalliun

Ka 6 muaj kur Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra i kënduan njëri-tjetrit në këngën e tyre "Dashni".

ShowBiz

25/05/2018 10:06

Dhe tani, çifti i famshmëm shqiptar kanë paralajmëruar projektin e radhës që do e sjellin së bashku, shkruan lajmi net.

Përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetet sociale, kuptohet që xhirimet e këngës vetëm kanë nisur dhe çifti duken për mrekulli në veshje të ngjajshme.

Për Lajmi.net Mimoza tha se kënga pritet të lansohet në fillim të muajit të ardhshëm dhe se do jetë këngë ritmike.

“Kënga do të publikohet në fillim të qershorit, është këngë ritmike , xhirimet janë bërë në Prishtinë tek ASHA Video”, tha Mimoza.

Kënga e tyre “Dashni”, tashmë numëron mbi 21 milion klikime në Youtube e cila u prit mjaft mirë nga fansat, presim që edhe kjo e radhës të pëlqehet nga publiku.

Kujtojmë që Seldi dhe Mimoza u fejuan në tetor të vitit të kaluar në një ceremoni private në Zvicër. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjH18fggfI0/?hl=en&taken-by=seldi__qalliu

https://www.instagram.com/p/BjIg35CAklj/?hl=en&taken-by=seldi__qalliu

https://www.instagram.com/p/BjKzo57AU1G/?hl=en&taken-by=seldi__qalliu

YouTube player