Mimoza Shkodra flet pas ‘dasmës’: Jam beqare, martohem kur të dua

Disa foto që kanë qarkulluar mbrëmë në media kanë nxitur shumë reagime.

ShowBiz

13/12/2018 15:11

Emri i këngëtares Mimoza Shkodra u lakua sërish por kësaj here për një ‘martesë’ të mundshme me këngëtarin Adrian Gaxha, shkruan lajmi.net.

Në kuadër të xhirimeve festive  ajo u bë ‘nusja’ e kolegut të saj këngëtar por gjithçka ishte një lojë të cilën shihet se e ka shijuar në maksimum.

Mirëpo edhe sikur të ishte e vërtetë ajo thotë se do ta shijonte njësoj dhe se nuk i intereson fare se çfarë thonë të tjerët dhe se si e komentojnë të gjithë këtë.

‘’Edhe sikur të ndodhte diçka e tillë në të vërtetë , jam Beqare dhe mund të martohem kur të dua unë dhe nuk më intereson fare për mendimet e atyre që nuk kanë me çka me u marrë tjetër pos me punët e huaja’’ ishin disa nga fjalët e Mimozës e cila po ashtu i ka falënderuar fansat për përkrahjen.

Sa u përket projekteve muzikore ajo po shijon suksesin e ‘Mu ma le fajin’ dhe këngës ‘Sot do pi’ ndërsa për t’i ndjekur nga afër kur poston këngë të reja apo edhe për t’i dëgjuar ato të vjetrat që vazhdojnë të jenë të pavdekshme fansat mund t’i bëjnë ‘subscribe’ asaj në kanalin zyrtar në Youtube.

Mimoza Shkodra së fundmi ishte pjesë e rubrikës ‘Kë zgjedh’ e cila vjen në kuadër të emisionit ‘Mirage’ aty ku zgjodhi mes kolegëve të saj dhe intervistën nuk duhet ta humbisni./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrU5bNGo3K0/

YouTube player
YouTube player