Mimoza pret që shumë shpejt në Gjakovë të hapen 120 vende pune

Në kohën kur kriza ekonomike po rritet dhe kur sigurimi i një vendi pune është bërë mision shumë i vështirë, lajme të mira vijnë nga Komuna e Gjakovës, më konkretisht nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila. 

Lajme

14/12/2014 10:34

Në një deklaratë për gazetën Zëri, Kusari-Lila ka konfirmuar se brenda muajit dhjetor në Gjakovë do të aktivizohen dy linja prodhuese, në të cilat pritet të angazhohet një numër i konsiderueshëm i punëtorëve.

Është kompania suedeze TROX, e cila tashmë po bën përgatitjet e fundit për fillimin e prodhimit të mbulesave të automjeteve Volkswagen dhe Volvo. Dhe për këtë pritet të nënshkruhet kontrata më 19 dhjetor.

Pos kompanisë suedeze, edhe një kompania amerikane Blue Stone Safety, e cila prodhon uniforma pune, uniforma policore e ushtarake, si dhje jelekë antiplumb, tashmë ka nënshkruar kontratën për investim në Kosovë dhe është në përgatitjet e fundit për fillimin e punës.

Mendohet se fillimisht në të dy këto kapacitete të reja industrial do të punësohen rreth 120 veta, por gradualisht numri i të punësuarve mund të rritet.

(Zëri)