Mimoza Kusari-Lila: Së pari konsensus për dialogun, pastaj zgjedhjet

Kryetarja e Alternativës, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se spektri politik para se të shkojë në zgjedhje duhet të arrijë një konsensus kombëtar për fazën finale të dialogut me Serbinë.

Lajme

20/11/2018 08:28

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka vlerësuar se pozita dhe opozita fillimisht duhet ta kufizojnë presidentin Hashim Thaçi që të mos flasë për lëvizje të kufijve në dialogun me Serbinë, pastaj të ulen dhe të bisedojnë për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Ajo ka shprehur optimizëm se subjektet politike mund të arrijnë një pajtueshmëri për platformën dhe delegacionin e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi.

Sipas Kusari-Lilës, duhet të ketë një konsensus të brendshëm politik në Kosovë për të pasur pastaj një normalizim të raporteve me Serbinë.