Mimoza do reagim të Maqedonisë

Maqedonia duhet të heq taksën për qytetarët, kufizimin e miellit dhe të zbatojë lëvizjen e lirë për qytetarët, kështu edhe Kosova do të heqë masat e saj. Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës, që Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila pret gatishmëri dhe seriozitet në zbatim të saj nga pala maqedonase. Gjatë një takimi që…

Lajme

11/09/2013 20:20

Maqedonia duhet të heq taksën për qytetarët, kufizimin e miellit dhe të zbatojë lëvizjen e lirë për qytetarët, kështu edhe Kosova do të heqë masat e saj.

Ky është vendimi i Qeverisë së Kosovës, që Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila pret gatishmëri dhe seriozitet në zbatim të saj nga pala maqedonase.

Gjatë një takimi që pati me zyrtarë të Odës Ekonomike Maqedone dhe Odes Ekonomike Maqedono-Bullgare, ajo tha se bllokimi i rrugës ka një konotacion të rëndë për Kosovën. Përmendi faktin që Kosova ka marrë masa vetëm në atë tregtar.

“Ky është një kontest që nuk ka komplikime përveç nëse nuk shkohet në masa shtesë, që natyrisht do të ishte përkeqësim i situatës, por në situatën si është duhet hequr të gjitha barrierat nga të dyja palët.”

“Ne kemi treguar që kemi gatishmëri, por dëshirojmë që kjo të bëhet në një parim të partneritetit dhe barabarësisë, do të thotë të hiqet barriera tregtare nga ana e Maqedonisë, e kufizimit të miellit, për çka edhe u iniciua kjo procedurë, që të hiqet definitivisht taksa për qytetarët që është tepër ë rëndë dhe natyrisht të lirohen rrugët.”

“Krejt këto duhet ndodhur dhe duhet treguar gatishmëri dhe seriozitet në zbatim dhe natyrisht jemi të gatshëm, ngase nuk kemi lëvizur në asnjë aspekt tjetër përveç atij tregtar.”