Miloti publikon foto të gruas, ja si e quan

Milot Llalloshi dhe Erxhina Ismajli pa mëndyshje mund të themi që janë çifti rreth të cilit shumë pak përflitet për jetën e tyre private.

ShowBiz

23/10/2017 15:00

Pasi kurorëzuan dashurinë me martesë, dashuria e Milotit dhe Erxhinës është bekuar edhe me një foshnje të gjinisë mashkullore, shkruan lajmi.net.

Se Miloti është i dashuruar ‘kokë e këmbë’ në Erxhinën e dëshmon edhe fotografia e fundit që ai publikoi në profilin e tij në Instagram.

Në fotografinë në të cilën shfaqet Erxhina me një fytyrë engjëllore, Miloti shkroi “Oh bukuri”.

Sa i përket projekteve muzikore, Miloti nuk është shumë aktiv, pasi më shumë është përqendruar në punën rreth produksionit të tij. /Lajmi.net/