Milot Rashica deklarohet pas lëndimit të pësuar

Milot Rashica është deklaruar pas fitores së Werder Bremenit.

Sport

10/02/2019 23:28

Milot Rashica pësoi lëndim pas dy golave të shënuar në fitoren e Werder Bremenit ndaj Augsburgut.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ka thënë se ai nuk ka pësuar lëndim serioz, e që është një gjë e mirë.

“Nuk është një lëndim serioz”, tha Rashica pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

“Është një lëndim që kalon shpejtë, andaj nuk ka asgjë për tu brengosur.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/