Milorad Dodik mbështet aneksimin rus të Krimesë

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, u bë një nga liderët e paktë në botë që përshëndeti aneksimin rus të rajonit të Krimesë, raporton agjencia boshnjake e lajmeve Onasa.

Bota

18/03/2014 16:36

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, u bë një nga liderët e paktë në botë që përshëndeti aneksimin rus të rajonit të Krimesë, raporton agjencia boshnjake e lajmeve Onasa.

“Unë e mbështes marrëveshjen e sotme të arritur ndërmjet Rusisë dhe Krimesë, e cila nënkupton fillimin e procedurës së përfshirjes së krimesë në Federatën Ruse”, ka thënë Dodik.