Miller: Joshua bëri ‘vetëvrasje’ që pranoi të ndeshet me mua

Jarrell Miller beson se në fitore shumë të lehtë ndaj kampionit të botës në peshat e rënda.

Sport

14/02/2019 11:30

Anthoy Joshua ka konfirmuar se më 1 qershor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndeshet me boksierin amerikan Jarrell Miller, i cili gjatë karrierës së tij ka arritur 23 fitore, një barazim dhe asnjë humbje.

Miller, në deklaratën e fundit është shprehur shumë optimist, duke thënë se për Joshuan ardhja në Amerikë do të jetë një ‘vetëvrasje’.

“Nuk e ka kuptuar ende se çfarë ka bërë. Po duelon ndaj një amerikani të pamposhtur në shtëpinë e tij. Joshua do ta mallkojë ditën që mori këtë vendim kur ta shohë veten në ringun e “Madison Square Garden” me mua përballë. Kjo do të jetë një ditë e lavdishme për amerikanët, pasi të gjithë titujt kampionë bote në peshën e rëndë do të jenë në këtë kontinent”, tha Miller./Lajmi.net/