Milito: Suarez e Messi, perfektë për Barçën

Diego Milito beson se transferimi i Luis Suarezit do ta ndihmojë Barcelonën të kthehet në krye të futbollit spanjoll dhe atij evropian, duke insistuar se sulmuesi uruguaian do të përshtatet mirë me Lionel Messin.

Sport

15/07/2014 10:40

Diego Milito është i bindur se Luis Suarezi do ta përbëjë një dyshe ‘vrasëse’ me Lionel Messin, pasi sulmuesi uruguaian vendosi t’i bashkohet gjigantit katalunas nga Liverpooli.

Sipas tij, kjo dyshe do të përshtatet perfekt dhe do ta rikthejë Barçën në krye të futbollit spanjoll dhe atij evropian.

“Nuk e kam asnjë dyshim se Luis Suarez do të përshtatet jashtëzakonisht mirë në Barcelonë. Po flasim për një sulmues të shkëlqyeshëm, i cili i ka shfaqur kualitetet e tij në ligat më të forta të botës dhe në dy Botëroret e fundit”, deklaroi ish futbollisti i Interit.

“A mund të luajë ai me Messin? Lojtarët e mëdhenj gjithmonë adaptohen në secilin klub. Nuk ka rëndësi stili i lojës”, vazhdoi ai.

“Nuk mendoj se Suarez do ta ketë ndonjë problem të adaptohet, ai do t’i ndihmojë ata të këndellen dhe t’i rikthejnë titujt e humbur sezonin e kaluar. Me Suarezin e Messin, Barcelna do të jetë e frikshme”, përfundoi Milito.