Milito: Ky person mund ta transferojë Messin në Inter (FOTO)

Diego Milito beson se Lionel Messi mund të transferohet në Inter.

Sport

19/01/2017 08:46

Diego Milito ka thënë se vetëm Javier Zanetti mund ta bind Lionel Messin të transferohet në Inter.

Ish sulmuesi i “Nerazzurrëve” beson se ish kapiteni legjendar është ai që mund ta bind sulmuesin e Barcelonës t’i bashkohet klubit milanez.

“Mendoj se është e vështirë që Leo të largohet nga Barcelona, por në futboll të ëndërroni nuk kushton asgjë”, deklaroi Milito për “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Zanetti ka raport të shkëlqyeshëm me të dhe nëse ekziston një person që mund ta bind Messin të transferohet në Inter atëherë është Zanetti”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6