“Militantët e ISIS-it janë nisur drejt Evropës për të kryer sulme terroriste”

Një ish- militant i Shtetit Islamik i kapur pas rënies së Raqqa-s thotë se luftëtarët xhihadistë janë larguar nga Siria duke synuar të udhëtojë në Evropë për të filluar sulme.

Bota

12/12/2017 20:04

Sadam al-Hamadi, 26 vjeçar, u arrestua nga forcat turke të sigurisë muajin e kaluar pas shfrytëzimit të një marrëveshje evakuimi të hartuar për të liruar civilët.

Ai u arrestua pasi arriti në kufirin Turqi-Siri.

Por, ish-luftëtari i ISIS-it ka paralajmëruar se ekstremistët planifikonin të përdorin kaosin e rënies së Raqqës për të udhëtuar në Evropë. Duke folur për ITV ndërsa ishte në paraburgim në Turqi, Al-Hamadi tha: “Ata do të shkojnë jashtë shtetit për të nisur sulme terroriste në disa zona të Evropës”, transmeton lajmi.net

“Ata shkuan në Evropë pas tërheqjes. Para kësaj, ata mendonin se evropianët janë jo besimtarë”.

“Ata do të dalin, nëpër Turqi dhe në Evropë ku do të fillojnë sulme terroriste dhe gjëra të tjera”.

Terroristi i dyshuar pranoi se kishte ndihmuar kontrabandimin e rekrutëve të rinj në ISIS. Ai tha se gjatë 18 muajve për aq sa ka parë, ka vende dhe role të ndryshme në front për rekrutët e rinj.

“Ne i kontrabandonim gjatë natës dhe ata pastaj do të trajtoheshin në kurse ushtarake dhe vetare në qendra”.

Ai pretendon se e ka përdorur njohurinë e tij për rrugët e kontrabandës në territorin e ISIS-it për të gjetur një rrugëdalje. Al-Hamadi u tha hetuesve turq se ai po përpiqej të shkonte në Evropë për të siguruar jetesën për familjen e tij në Siri dhe jo për të kryer veprime terroriste.

Paralajmërimi i tij, mund të ngritet si alarm për shtetet e Evropës që kohëve të fundit shumë shpesh kanë qenë cak i sulmeve terroriste, sidomos afër festave të fundvitit./Lajmi.net/