Miliona njerëz në botë e kanë këtë problem me urinën

Një nga sëmundjet më të sikletshme, e cila prek një numër shumë të lartë njerëzish është mungesa e aftësisë për të mbajtur urinën. Shumë persona të prekur nga kjo sëmundje privojnë veten nga shumë aktivitete të përditshme, madje arrijnë deri aty sa izolohen, pasi ndihen në siklet që u duhet të shkojnë shumë shpesh në tualet.

Lifestyle

01/07/2016 04:41

Por, problemi është edhe më serioz pasi personat që e vuajnë këtë problem kanë turp edhe të flasin për të, madje nuk shkojnë as tek mjeku.

Mjekja britanike Tmasin Greenwell thotë se është shumë e rëndësishme që të sëmurët t’i drejtohen mjekut pasi në këtë mënyrë do të gjejnë një zgjidhje.

“Shumë njerëz izolohen për shkak të kësaj sëmundjeje. Është shumë dëshpëruese, ata s’kanë pse e bëjnë këtë. Kjo ndikon në vetëvlerësim, në punësim, në financat e tyre”, – thotë mjekja. “Shumë pacientë e kanë të vështirë të konsultohen me mjekun, pro duhet ta bëjnë sepse vetëm mjekët mund t’i ndihmojnë”, – shton më tej ajo.

Mjekja jep gjithashtu disa këshilla të përgjithshme përpara se të sëmurët të heqin turpin e të shkojnë te mjeku, duke thënë se vënia në punë e muskujve të trupit do të rezultonte e suksesshme në 60% të rasteve që vuajnë nga ky problem, transmeton noa.al. Por këshilla kryesore është të vizitojnë mjekun.