Miliona llogari “Yahoo” të spiunuara përmes “cookie”

Pioneri i internetit, Yahoo, tha se 32 milion llogari u hakuan dy vitet e fundit duke përdorur “cookie-t” e shfletuesve.

Auto & Tek

03/03/2017 00:28

Kompania thotë se janë të njëjtat hakera të cilët mbahen përgjegjës për sulmin e 2014-ës ku u hakuan 500 milion llogari.

Yahoo tha se këto “cookie” janë eleminuar dhe nuk mund të përdoren më për tu qasur në llogaritë e prekura. “Cookie” mund të përdoren për tu qasur në llogari pa një fjalëkalim.

Në Dhjetor kompania tha se 1 miliard llogari të tjera ishin hakuar në Gusht të 2013-ës, hakimi më i madh në historinë e internetit.

Muajin e kaluar Verizon Communication finalizoi procesin e blerjes së Yahoo për 4.48 miliard dollar, 350 milion dollar më pak sesa marrëveshja e parë. /PCworld Albanian