Miliona britanikë mësyjnë vendvotimet

Sot në orën 7:00 britanikët kanë filluar të hedhin votat e tyre në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Bota

07/05/2015 09:44

David Cameron me bashkëshorten Samantha
David Cameron me bashkëshorten Samantha

 

Rreth 50.000 vendvotime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar do të mbeten të hapura deri në ora 22:00.

Nga këto zgjedhje do të zgjidhen 650 deputetë për Westminster.

Rreth 50 milionë banorë të Britanisë së Madhe kanë të drejtën e votimit, ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara do të jetë shumë e ngushtë.

Ed Miliband me bashkëshorten Justine
Ed Miliband me bashkëshorten Justine

 

Partia Laburiste e drejtuar nga Ed Miliband do të bëjë përpjekje për të marrë pushtetin nga Partia Konservatore që udhëhiqet nga kryeministri aktual, David Cameron.

Por cilido që të jetë rezultati, nuk pritet që njëra nga këto dy parti të fitojë ulëse të mjaftueshme në Parlamentin Britanik për të formuar e vetme qeverinë e ardhshme.

Laburistët apo konservatorët do të detyrohen të bëjnë koalicion me partinë e tretë, Partinë Liberal Demokrate të udhëhequr nga Nick Clagge.

Nick Clegg me bashkëshorten Miriam
Nick Clegg me bashkëshorten Miriam