Milinkoviç-Saviç në Premierligë, ja tri klubet që e duan!

Milinkoviç kërkohet nga Manchester City, Liverpool dhe Tottenham.

Sport

30/09/2018 10:50

Sergej Milinkoviç-Saviç ka tri oferta nga Premierliga.

Lojtari i Lazios me shumë gjasë po e kalon sezonin e fundit në ekipin nga Roma, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Mirror”, Milinkoviç kërkohet nga Manchester City, Liverpool dhe Tottenham.

Lazio “blindoi” 23-vjeçarin, duke refuzuar të gjitha ofertat në verën që shkoi.

Flitet që atë e kërkuan edhe Real Madrid e Juventus. /Lajmi.net/