Miliarderët e Botës

Ndërsa pasuria përhapet në qoshe të reja të botës, duke përfshirë për herë të parë vendet si Tanzania dhe Lituania, SHBA’të ende dominojnë me Bill Gates’in përsëri në krye të listës, pas një pauze prej katër vjetësh, dhe Mark Zuckerberg’u i Facebook’ut është fituesi më i madh i vitit. Radhitjet e miliarderëve të botës vazhdojnë…

Lajme

04/03/2014 15:55

Ndërsa pasuria përhapet në qoshe të reja të botës, duke përfshirë për herë të parë vendet si Tanzania dhe Lituania, SHBA’të ende dominojnë me Bill Gates’in përsëri në krye të listës, pas një pauze prej katër vjetësh, dhe Mark Zuckerberg’u i Facebook’ut është fituesi më i madh i vitit.

Radhitjet e miliarderëve të botës vazhdojnë të shkojnë prej shkallës më të lartë duke u shtrirë në qoshe të reja të botës.

Numri i miliarderëve është 1,645 me një vlerë totale neto prej 6.4 trilion dollarë, kurse vitin e kaluar ishte 5.4 trilion dollarë.

Ky është një rekord i ri, ku prej 268 figurave të reja, 42 janë gra të reja miliardere. Në total janë 172 gra në listë, më shumë se kurrë më parë.

Bill Gates vazhdon të jetë i pari në listë pas një pauze prej katër vitesh, duke rimarrë vendin e parë nga drejtori i telekomit të Meksikos, Carlos Slim, i cili ishte i pari në listë.

Fituesi më i madh i dollarëve këtë vit ishte Mark Zuckerberg’u i Facebook’ut, pasuria e të cilit kërceu nga 14.2 miliardë dollarë në 28.5, pas rritjeve të aksioneve të tij në rrjetin social.

Këtu do të ju shfaqim një listë prej njerëzve më të pasur në botë, duke i radhitur edhe në bazë të moshës së tyre, ata më të vjetër dhe më të ri:

Më të pasurit

Të pasurit më të rinjë

Të pasurit më të moshuar

Gratë më të pasura