Miliarda investime! Kina po na “pushton” me autostrada

Nga Azia në Afrikë dhe Europë, shteti dhe miliarderët kinezë janë në një sulm të pashoq për investime në infrastrukturë.

Bota

20/04/2015 18:47

Këto ditë edhe Shqipëria po e ndjen këtë “vërshim”. Por ambiciet e Kinës janë të pandalshme.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping do të mbërrijë në Pakistan, ku do të lajmërojë nisjen e investimeve në një shumë prej 46 miliardë dollarë.

Sipas BBC, fokusi i shpenzimeve do të jetë ndërtimi i një korridori ekonomik Kinë- Pakistan, një rrjet rrugësh, hekurudhash dhe gazsjellësish.

Bëhet fjalë për 3 mijë kilometra në total, që do nisin nga Gwadar në Pakistan dhe do përfundojnë në rajonin Xinjiang, në perëndim të Kinës.

Projekti do t’i japë Kinës akses direkt në Oqeanin Indian dhe përtej.

Kjo shënon një përparim shumë të madh të ndikimit të Kinës në Azinë Jugore dhe Qendrore, thotë korrespondenti i BBC.

Tashmë Kina i tejkalon shpenzimet që bënin SHBA-të në Pakistan.

BBC thotë se mes dy vendeve do të ndërtohet edhe një kabllo me fibra optike, me një vlerë prej 44 milionë dollarësh.